Alarm për koronavirus në Spanjë, izolohet hoteli me qindra pushues

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.02.2020, 11:55

Një hotel në Tenerife në Ishujt Kanarie të Spanjës është mbyllur pasi një mjek Italian i cili ndodhej me pushime rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Qindra pushuesve në Hotelin ‘H10 Costa Adeje Palace’ iu kërkua fillimisht të qëndronin në dhomat e tyre deri në momentin kur edhe do përfundonte vizita mjekësore ndaj të gjithëve, raportojnë mediat spanjolle.

Mjeku raportohet se është nga rajoni i Lombardisë, ku autoritetet italiane po luftojnë me një shpërthim momental të kësaj epidemie.

Rastet globale të evidentuara me koronavirus kanë kaluar 80,000 dhe shumica dërrmuese ndodhen në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t'u përgatitur për një pandemi të mundshme, një situatë kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht midis njerëzve në shumë vende.

Përqindja e personave të infektuar që vdesin duket të jetë midis 1% dhe 2%, megjithëse OBSH paralajmëron se shkalla e saktë e vdekshmërisë nuk dihet ende.

Informacioni më i fundit nga hoteli në Tenerife:

Gazeta El Pais citoi burime të policisë se autoritetet shëndetësore kishin urdhëruar monitorimin e pushuesve në hotelin në jug-perëndim të ishullit.

Një pushues në Facebook postoi sot një imazh të një shënimi të vendosur nën dyert e dhomës së tyre ku shkruhej:

Me keqardhje ju informojmë se për arsye shëndetësore, hoteli është mbyllur. Deri sa autoritetet sanitare të njoftojnë, ju duhet të qëndroni në dhoma".

Forcat e sigurisë po ndalojnë njerëzit të largohen nga hoteli, raportojnë mediat spanjolle.

Doktori, i cili kishte qëndruar në hotel me gruan e tij, testoi pozitiv dje dhe u vendos në izolim në Spitalin Universitar Nuestra Senora de Candelaria.

Ai do t’i nënshtrohet një testi të dytë për të konfirmuar virusin.

Burimi: BBC Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit