Vodhën 13 mln nga poliklinika, kush janë 3 personat që bënin kërdinë me grabitje kasafortash?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.02.2020, 10:31

Mëngjesin e sotëm në Tiranë janë arrestuar tre persona me akuzën e vjedhjes.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet: E. M. 33 vjeç, F. Sh. alias F. L. 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H. 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ata akuzohen për vjedhjen e një kasaforte me 13 mln lekë.

Sipas policisë këta individë kanë precedent penalë në të kaluarën dhe u ndaluan mëngjesin e sotëm rreth orës 04:05 te Rruga e Kavajës në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë ku edhe kryen vjedhjen e kasafortës me e 13 milionë lekë.

Në momentin e ndalimit si provë material janë sekuestruar një makinë tip 'Mercedes Benz', 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celularë.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë edhe të një serie tjetër vjedhjesh që kanë ndodhur në harqe të ndryshme kohore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë-Finalizohet operacioni policor “Poliklinika”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjes së kasafortave në biznese. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Zbardhet brenda pak orëve vjedhja e kasafortës me një shumë parash, në një poliklinikë. Zbardhet dhe vjedhja e ndodhur një muaj më parë në një klinikë mjekësore. Vihen në pranga 3 persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh të tjera të kasafortave në biznese, në disa qarqe. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, nga ana e strukturave për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke u përdorur metodat speciale të hetimit u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 24 shkurt, ku u vodh një kasafortë me një shumë parash, në një poliklinikë. Mbi bazën e provave të siguruara, u organizua, zhvillua dhe finalizua operacioni policor “Poliklinika”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve: E. M., 33 vjeç, F. Sh. alias F. L., 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç., me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë). Arrestimi i tyre u bë pasi, po sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur Rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milion lekë të vjetra. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: -Një automjet Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike. Gjithashtu, këta shtetas dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera. Vijon puna, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë në qarqe, për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të dyshuara se janë kryer nga ky grup kriminal. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit