Italia është duke kaluar një periudhë të vështirë me situatën e koronavirusit.
Deri më tani në shtetin fqinj janë raportuar 7 të vdekur dhe 232 të infektuar. Nga këto janë 173 të infektuar dhe 6 viktima në Lombardi, 33 të infektuar dhe një vdekje në Veneto, 18 të infektuar në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin.
Së fundmi mediat italiane bëjnë me dije se është regjistruar i prekuri i parë me koronavirus në jug të Italisë.
Një grua nga Bergamo në Palermo, si dhe një mjek italian në Tenerife, dolën pozitiv.
Viktimat janë kryesisht të moshuar, ndërsa 23 raste cilësohen si serioze.
Milano duket i zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Virusi ka sjellë edhe zbrasjen e supermarketeve, pasi qytetarët marrin rezerva ushqimore për të mos dalë nga shtëpia.
Burimi: tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA