JOQ Albania
Home

”Këtu jemi, të vdekur le të dalim’’, ndërron jetë naftëtari që ishte në protestë për bukën e gojës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/02/2020 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të ishe naftëtar dikur ishte një punë e nderuar, sot në vitin 2020 një naftëtar vuan për një copë buke. Shumë prej tyre nuk kanë marrë pagat dhe prej muajsh e mbajnë frymën gjallë me borxhe.

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit prej disa ditësh janë në grevë urie. Sipas informacioneve paraprake raportohet se një naftëtar  është ndarë nga kjo jetë.

Ditë më parë njeri prej tyre tha:

Këtu jemi, të vdekur le të dalim.

Luan Baçi kreu i PD-së në Fier me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se ai është Artan Voshtina.

Voshtina jetonte në qytetin e Fierit, por humbi jetën duke kërkuar vetëm atë që i takonte. Vetëm kaq kërkoi ky njeri.

Sipas asaj që thuhet ai la pas dy fëmijët dhe gruan. Me dije nga kreu  PD-së në Fier thuhet se zemra e tij nuk duroi më.