Ndeshja Partizani-Bylis, tifozët në mbështetje të naftëtarëve grevistë: Jemi me ju!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2020, 19:27

Disa tifozë janë solidarizuar me naftëtarët e Ballshit, të cilët prej 6 ditësh vijojnë grevën e urisë.

Gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Bylisit, që u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin "Air Albania", ata shpalosën disa pankarta në mbështetje të naftëtarëve.

Fotoja është realizuar gjatë pjesë së parë të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Në pankartë shkruhet:

Me naftëtarët e Ballshit.

Duket se edhe "Air Albania" është shndërruar në qendrën e revoltës qytetare. Një ditë më parë, në stadiumin e ri u dëgjuan edhe thirrjet "Rama ik", gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

Kujtojmë këtu që naftëtarët e Ballshit kanë 6 muaj pa marrë rrogën. Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 6 muajsh, duke bërë që 800 punonjës të saj të mbeten të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

Një prej organizatorëve të grevës është shprehur se ka nisur negociatat me përfaqësues të institucioneve, por nëse nuk kalojnë tre nga pagat e prapambetura ata nuk do të tërhiqen nga greva e urisë.

Ditën e sotme, gjendja shëndetësore e naftëtarëve është rënduar.

Në grevë kanë hyrë edhe 14 punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kërkojnë 27 pagat e prapambetura. Ata kanë hyrë në ditën e 10-të të grevës së urisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit