100 mln lekë 1 km rrugë, Agolli i FSHZH ngatërron ziftin me arin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.02.2020, 14:47

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një prej institucioneve kryesore që merret me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Duke qenë se merret me rrugët, FSHZH-ja bën shumë tendera për rikonstruksionin e rrugëve të ndryshme.

Një ndër këto tendera është edhe ai me objekt “Rikonstruksion rruge Unaza Lumalas – Melçan – Porodinë, Bashkia Korçë”, dhe që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 450 milionë lekë. Kompania fituese për të kryer punimet është shpallur “Almo Konstruksion”.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Por ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se në specifikimet e tenderit thuhet se gjatësia e kësaj rruge është vetëm 3.6 km.

Pra për 3.6 km rrugë do të harxhohen 450 milionë lekë, ku mesatarisht i bie 100 milionë lekë për 1 km rrugë.

Lind pyetja se me çfare do e shtrojë kjo kompani rrugën? Me zift apo me flori?

Pasi edhe sikur ta rikonstruktonte sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, një rrugë me gjatësi vetëm prej 3.6 km nuk mund të kushtojë aq shumë.

Por mesa duket drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli i ka marrë mirë mësimet nga kryeministri Rama sesi t’i bëjë tenderat për rrugët, pasi kur Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, Agolli ishte një nga vartësit e tij.

Ndërsa kompania “ Almo Konstruksion” e cila është nën pronësi të Shaban Bitrit dhe dy djemvë të tij Edmond dhe Alfons Bitri, nuk është ndonjë kompani e panjohur përsa i përket fitimit të parave nga buxheti i shtetit.

Sipas Thesarit, kjo kompani ka përfituar nga buxheti i shtetit për 4 vitet e fundit rreth 7 miliardë lekë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit