Një aksident ka ndodhur ditën e sotme shumë pranë qendrës tregtare QTU, ku një person shihet anës rrugës i shtrirë në tokë. Një video ka mbërritur nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një grumbull njerëzish afër vendngjarjes.
Siç shihet edhe në video, një person është shtrirë në tokë dhe disa të tjerë ndodhen pranë për të parë nëse ka shenja jete. Bëhet me dije se personi është një grua, ku qytetari dyshon se ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti pranë qendrës tregtare.