Duro devolliu 800 mln lekë për 7 rrugica në Bilisht

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.02.2020, 09:57

Shumë bashki kanë hapur tendera për të bërë punime dhe rikonstruksion rrugësh në qytetet e tyre kryesore.

Edhe pse jemi në vitin 2020, shumë qytete kanë një infrastrukturë rrugore që lë shumë për të dëshiruar, pavarësisht se çdo vit hidhen miliona lekë për mirëmbajtjen e tyre apo për t’i rregulluar rrugët.

Një prej bashkive që ka vendosur të shpenzojë para për rikonstruksionin e rrugëve është edhe Bashkia Devoll e cila ka hapur një tender me objekt zgjerimin dhe rikonstruksionin e disa rrugëve. Ky tender ka një fond limit prej 833 milionë lekësh, i cili do të ndahet në 3 pjesë për 3 vitet e ardhshme deri në 2022. Për vitin 2020, fondi do të jetë 80 milionë lekë, për vitin 2021 do të jetë 333 milionë lekë, ndërsa për vitin 2022 kur do të mbyllen edhe këto punime, fondi limit i vënë në dispozicion do të jetë 586 milionë lekë.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Zona ku do të ndërhyhet i përket pjesës perëndimore të qytetit të Bilishtit, e cila është qendra e Bashkisë së Devollit e cila drejtohet nga Eduard Duro. Projekti në fjalë konsiston në zgjerimin e rrugës Vendore, Aks Superstrada e Devollit- Ismail Qemali, Demir Progeri-Aks Rrugor Etem Osman Xhaci, si dhe dhe gjithashtu rikonstruksionin e Rrugëve Vendore Lagje Nr. 2 dhe Lagje Nr. 3, në të cilën përfshihen 7 akse në total.

Rrugët e lagjeve Nr.2 dhe Nr.3 aktualisht janë të paasfaltuara. Mirëmbajtja nga ana e Bashkisë nuk ka munguar, duke u sistemuar herë pas here akset përbërëse të tyre, por është e nevojshme një ndërhyrje përfundimtare për të rehabilituar të gjitha rrugicat e lagjeve. Përjashtim këtu përben Aksi 7, i cili është pjesë e rrugës nacionale Korçë- Bilisht. Ky aks është në gjendje shumë të mirë nga pikëpamja inxhinierie, por është menduar zgjerimi anësor i tij me një korsi parkimi, duke parë fluksin e madh të makinave dhe qarkullimin e madh të tyre në këtë zonë, thuhet në detajet e tenderit.

Punimet përfshijnë gërmime dhe mbushje për krijimin e trupit të rrugëve, kanaleve kulluese anësore, akset, sinjalistikat rrugore, kalimet dhe pjerrësitë, etj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit