Vdekja e 23-vjeçares, reagon Spitali Amerikan: Fshini menjëherë artikujt se janë të pavërtetë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.02.2020, 21:43

Një ngjarje e rëndë, e ndodhur rreth një javë më parë në një prej spitaleve private më të njohura të kryeqytetit (për shkak të një marketingu ku padyshim derdhen miliona) tronditi opinionin publik.

Kjo pasi e reja ishte vetëm 23 vjeç dhe ndërroi jetë pak orë pasi solli në jetë djalin e saj (Lexo Këtu).

Burime ekskluzive për JOQ Albania bënë me dije se ngjarja kishte ndodhur pasi mjekja përgjegjëse për vajzën, nuk i kishte bërë gjilpërën për hollimin e gjakut, gjë për të cilën kishte pranuar edhe përgjegjësinë. Në mbrëmjen e 14 shkurtit, 23-vjeçarja ra në koma dhe në të gdhirë e hëna ajo ndërroi jetë.

Lajmi fillimisht u bë publik nga JOQ ALBANIA, duke ruajtur privatësinë e viktimës dhe spitalit përgjegjës. Pikërisht për këtë fakt, të revoltuar në komente, qytetarë të shumtë, të afërm të viktimës, miq e kushërinj, ishin në dijeni se ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Spitalin Amerikan dhe filluan të ndanin pjesëza nga historia e tragjike, po ashtu edhe eksperienca të tyre personale (Lexo Këtu).

Pas raportimeve të shumta nga burime të brendshme, të afërmve të viktimës dhe qytetarë të thjeshtë, historia mori formë dhe kjo ngjarje e rëndë që u tentua të mbahej e fshehtë u bë publike.

Pas komenteve të shumta, JOQ Albania tentoi të merrte një reagim zyrtar nga Spitali Amerikan në lidhje me ngjarjen, por rezultoi se në rrjetet e tyre sociale figuronte vetëm një numër telefoni fiks që të drejtonte tek recepsionistja për të lënë takim për të kryer një shërbim të caktuar.

Pas ndihmesës së ndjekësve, arritëm që të kontaktonim dhe të merrnim një reagim zyrtar megjithëse ky reagim erdhi nëpërmjet emailit të vënë në dispozicion nga spitali për ata që duan të aplikojnë për punësim.

Reagimi nga Spitali Amerikan:

Pershendetje, Ne lidhje me artikujt e publikuar nga ana Juaj, sqarojme se keto publikime jane te paverteta dhe ne shkelje te plote te percaktimeve ligjore, ne nje kohe qe publikoni te dhena personale pa miratim te familjareve dhe te spitalit. Referuar nenit 15 te ligjit nr. 9918, date 19.05.2008 "Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise" te ndryshuar, ju bejme me dije se publikimet kane permbajtje te paligjshme dhe te demshme, qe cenojne interesat e paleve te permendura, dhe ne keto kushte kerkojme heqjen e menjehershme te artikujve."

Në reagim, Spitali Amerikan e cilëson ngjarjen si të pavërtetë dhe shkelje ligjore, duke mos dhënë asnjë përgjigje të mëtejshme mbi ngjarjen e rëndë (e bërë kjo publike edhe në formë ngushëllimi nga familjarë e të afërm në rrjetet sociale dhe kurrsesi e konsideruar si e pavërtetë). Por megjithatë, menjëherë pas publikimit, një tjetër qytetare 25-vjeçare denoncoi me identitet të plotë të njëjtën eksperiencë në Spitalin Amerikan 3, eksperiencë kjo nga e cila fatmirësisht doli e gjallë dhe nuk pati fatin e 23-vjeçares që ndërroi jetë (Lexo këtu).

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit