Rakip Suli derdh 160 mln lekë nga taksat e popullit për pemë dekorative

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.02.2020, 15:59

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Kamza u bë me një kryetar të ri bashkie. Pasi u qeveris për 4 mandate nga Xhelal Mziu, vendin e tij e zuri socialisti Rakip Suli.

Përpara se Mziu të dorëzonte pushtetin, bëri një tender me objekt “Blerje pemë dekorative dhe gjelbërim”, me një fond prej 164 milionë lekësh. Ky tender u fitua nga kompania “Gjelbërimi 2000” dhe kontrata do të ishte e vlefshme për 6 muaj. Kontrata u lidh në korrik të 2019 dhe afati për të mbaruar ishte shkurti i 2020-ës.

Por çfarë ka ndodhur pas 6 muajsh?

Bashkia Kamëz ka shpallur sërish një tender me objekt të njëjtë, madje edhe shifrat e fondit limit janë të njëjta. Fondi limit i tenderit të hapur me objekt “ Blerje pemë dekorative të larta e të shkurtra dhe gjelbërim” është 166 milionë lekë, aq sa ishte edhe për tenderin e bërë nga paraardhësi i Sulit.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Edhe specifikimet e tenderit janë të njëjtat, vetëm se këtë herë ndryshojnë numrat për pemët që kërkohen për t’u blerë.

Mesa duket, vartësit e Sulit nuk janë lodhur fare për të bërë dokumentat e tenderit, pasi i kanë pasur të gatshëm, e vetmja gjë që kanë bërë për të mos rënë në sy është se kanë ndërruar numrat e pemëve që kërkoheshin.

Por lind pyetja a kanë nevojë qytetarët e Kamzës për aq shumë pemë dekorative dhe ku kanë shkuar pemët e tenderit që janë bërë nga Mziu? Mos vallë ish-kryebashkiaku demokrat i ka marrë edhe pemët në shtëpinë e tij?

Ndërsa qytetarët e Kamzës vuajnë për ujë, për rrugë të rregulluara apo edhe për shërbime të tjera me të rëndësishme, për kryebashkiakun socialist kjo nuk përbën aspak problem, pasi mesa duket edhe për të, ashtu si për paraardhësin e tij i rëndësishëm është gjelbërimi i qytetit.

Pasi të dy sëbashku do të shpenzojnë brenda 6 muajve vetëm për gjelbërimin e qytetit rreth 350 milionë, ku fare mirë me këtë shifër mund të ndërtohej një shkollë e re ose mund të rregullohej sadopak infrastruktura e ujësjellësve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit