Gjysmë miliard lekë/ Denoncimi: Veliaj ia jep kompanisë së mikut së tij

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.02.2020, 11:29

Kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të pasurojë kompanitë e miqve të tij duke iu dhënë tendera për punë të ndryshme në Tiranë.

Një prej këtyre kompanive është edhe “SON Engineering & Construction”. Denoncimi për këtë kompani ka ardhur nga një qytetar i Tiranës, i cili shkruan se pas kësaj fshihet një shok i Veliajt dhe se projektet bëhen përpara se të dalin tenderat nga Bashkia.

Si ka mundësi që tenderat e Bashkisë i merr vetëm SON ( shoku i Erion Veliajt, dhe pjesë e pagesës shkon direkt në xhepat e tij), ai është gjithnjë pas tenderave që fiton studio dhe projektet bëhen që përpara se të dalin tenderat në bashki”, shkruan qytetari.

Sipas kërkimeve tona kjo kompani ka fituar 4 tendera nga Bashkia e Tiranës për të bërë projektin e disa punëve publike në Tiranë, ku më i fundit është ai për projektimin e zyrave të reja të UKT-së.

Ndërsa tenderi me shifrën më të lartë është për një projektim për “Rikonceptim të Kopshtit Zoologjik’ nga e cila kjo kompani ka përfituar 220 milionë lekë.

Kjo kompani e cila ka si aksioner kryesor Erind Bejlerin ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë.

Një fakt që bie në sy është se të katërta këto tendera, Bejleri i ka fituar në bashkëpunim me “A & E ENGINEERING sh.p.k”, e cila ka si aksionere kryesore Entela Çanon.

Nëse kompania e Bejlerit kishte fituar vetëm 4 tendera, kompania e Çanos ka fituar 32 tendera për projekte të ndryshme.

Ndërsa sipas Thesarit kjo kompani ka përfituar nga buxheti i shtetit 2 miliardë lekë.

Entela Çanos në vitin 2014 iu bë një atentat me ekpsloziv në makinë, por fatmirësisht ajo arriti të shpëtonte.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit