Shëndetësia vijon të mbetet një ndër sektorët më problematikë në Shqipëri.
Përkundër propagandës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefit të ekzekutivit, Edi Rama, të cilët krahasojnë standardet e spitaleve publike në Shqipëri me ato europiane, realiteti dëshmon të kundërtën.
Ka qenë një qytetar i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon kushtet skandaloze në të cilat ndodhet Materniteti "Mbretëresha Geraldinë", në Tiranë.
Ai ka dërguar disa foto, të cilat nxjerrin në pah gjendjen e mjerueshme të ambienteve të brendshme në maternitet, ku kushtet higjieno-sanitare lënë shumë për të dëshiruar.
Qytetari shprehet me të drejtë se është për të vënë duart në kokë kur përballesh me të tilla pamje, në një spital ku vijnë në jetë fëmijë.
Mesazhi i plotë: