Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj po stërvitet ditët e fundit me ekipin e parë të Barcelonës, krahë lojtarëve më të mirë në botë.
Tashmë Manaj shpreson që të marrë debutimin me ekipin e parë, pasi më parë u thirr në ndeshjen me Getafen, por qëndroi në stolin e rezervave.
22-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur.
Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitiç, i cili ka postuar një foto me Manajn në “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “Ajde vëlla”.
Kujtojmë që Rei Manaj kaloi në merkaton e janarit nga Albasete te Barcelona B, ndërkohë që prej disa ditësh është duke u stërvitur me ekipin e parë.