Zhdukja misterioze e 4-vjeçarit në Tiranë, fotografohet në rrugë një fëmijë që ka ngjashmëri të madhe me të

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2020, 20:36

Tre ditë më parë, një fëmijë i vogël u zhduk në mënyrë misterioze në Tiranë.

Vogëlushi 4-vjeçar, Klodian Ashini, ishte duke luajtur me një bashkëmoshatarin e tij te sheshi i banesave sociale në Shkozë, mesditën e të hënës.

Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë të Klodianit, ndërsa autoritetet kanë vendosur foto të tij në çdo pikë kufitare, pasi dyshohet se mund të jetë rrëmbyer me qëllim trafikimi.

Lajmi për zhdukjen e vogëlushit është raportuar në të gjitha mediat dhe foto të tij janë vendosur edhe në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, një qytetare ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se ka parë një fëmijë të vogël, i cili ka ngjashmëri me 4-vjeçarin e zhdukur.

Ajo ka dërguar edhe disa foto të tij, të cilat i ka bërë në afërsi të zonës së "21 Dhjetorit" në kryeqytet. Qytetarja shprehet se ai ishte i vetëm në rrugë.

Nuk mund të themi me siguri që fëmija i fotografuar nga qytetarja është vogëlushi i zhdukur, por ngjashmëria mes tyre është e madhe dhe vetëm familjarët mund ta dallojnë nëse është vërtetë Klodiani apo jo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit