U luajt mbrëmjen e djeshme ndeshja mes Totenhemit dhe Leipzigut, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, e cila u fitua nga gjermanët me rezultatin 0-1.
Përveç ndeshjes, një episod i çuditshëm ka ndodhur në shkallët e stadiumit.
Tifozët gjermanë që kishin udhëtuar në drejtim të Anglisë për të mbështetur ekipin e tyre, kanë hedhur letra higjenike në fushën e lojës, në formë proteste.
Pikërisht kjo protestë ishte për çmimin e lartë të biletave, ku pavarësisht udhëtimit, tifozët duhet të paguajnë edhe një çmim të lartë për biletat.
Padyshim që drejtuesit e kanë marrë mjaft mirë mesazhin e tifozëve...