Vdekja tragjike e 23-vjeçares, e reja: Si i shpëtova vdekjes nga neglizhenca e mjekes te Spitali Amerikan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2020, 02:11

JOQ Albania raportoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje të rëndë, ku një 23-vjeçare me inicialet H.M gjeti vdekjen në mënyrë tragjike në një spital privat, pak orë pasi ishte bërë nënë.

Burime për JOQ Albania bënë me dije se vdekja e saj kishte ardhur për shkak të mos-kryerjes së gjilpërës për hollimin e gjakut nga mjekia e spitalit, e cila i kishte shkaktuar hemorragji në tru.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, qytetarë të shumtë, të cilët ishin në dijeni të ngjarjes, komentuan në artikullin e publikuar nga JOQ Albania. Sipas tyre, 23-vjeçarja që solli jetë një djalë, ka ndërruar jetë te Spitali Amerikan në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, por për arsye të panjohura nuk është bërë publike në media.

Së fundmi, një tjetër mesazh ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetare tregon se ka përjetuar të njëjtën situatë, në të njëjtin spital privat.

25-vjeçarja, Martina Musta shprehet për JOQ Albania se 14 shkurt të vitit të kaluar ka sjellë në jetë një djalë, dhe mjekja nuk i ka dhënë gjilpërën për hollim gjaku.

Ajo tregon më trej se pas 4 muajsh pësoi trompozë në mushkëri, por fatmirësisht e kapi në kohë dhe shpëtoi mrekullisht.

Nëna e re tregon se vazhdon të jetë ende me mjekime, ndërsa akuzon Spitalin Amerikan në Tiranë se "bën biznes me jetën e njerëzve".

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ jam nje vajz 25 vjece ..sapo lexova lajmin e vajzes qe kishte vdekur nga pakujdesia e mjekes. E njejta gje me ka ndodhur edhe mua para nje viti. Po ne 14 shkurt linda djalin dhe mjekja nk me dha gjilperen per hollim gjaku. Dhe pas 4 muajsh kalova trompoz ne mushkri po fati Im ishte se kapa ne koh dhe akoma vazhdoj me mjekime.. dhe ka qene spitali American 3... vetem spital nk quhet po bejn biznes me jeten e njerzve.. flm..

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit