Taksat e larta/ Fermerët paralizojnë qytetin, zbarkojnë me 747 traktorë dhe bllokojnë rrugët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.02.2020, 19:53

Një protestë e pazakontë është zhvilluar ditën e sotme në Spanjë.

Mijëra fermerë, të indinjuar nga taksat e larta dhe çmimet e ulëta me të cilat vlerësohen produktet e tyre, kanë zbarkuar në qytetin e Granadës, ku kanë protestuar në një formë terësisht të padëgjuar më parë.

Ata kanë marrë zetorët e tyre dhe kanë dalë në qytet, duke bllokuar rrugët kryesore.

Një shqiptar, i cili jeton në këtë qytet ka dërguar disa pamje nga protesta e pazakontë në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen zetorët që kanë "pushtuar" qytetin.

Ai shprehet se fermerët kanë protestuar për shkak të taksave të larta.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, që prej orës 10:00 paradite, 747 traktorë kanë qarkulluar në rrugët kryesore të Granadës.

Siç shihet dhe në fotot dhe videot e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, traktorët kanë formuar një zixhir kilometrik.

Po ashtu, përveç traktorëve, rreth 200 autobusë u nisën nga zonat bujqësore të Granadës për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë spanjolle.

Protesta është organizuar nga organizatat bujqësore dhe blegtorale Asaja, COAG, UPA, Infaoliva, Kooperativa Agro-Ushqimore e Granadës dhe Echohal.

Demonstata e fermerëve është mbështetur edhe nga partitë opozitare, të cilët kanë shprehur mbështetje ndaj tyre.

Më shumë se 100 oficerë të Gardës Civile dhe një numër i madh forcash policore janë caktuar atë kontrollojnë karvanin e traktorëve dhe mbarëvajtjen e protestës.

Fermerët kërkojnë uljen e taksave dhe vlerësimin e produkteve të tyre me çmime të arsyeshme. Ata paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren merren parasysh do të ketë përshkallëzime të mëtejshme, deri në bllokimin e plotë të transportit rrugor në qytet.

Ndërkohë vlen të theksojmë se Bujqësia në Shqipëri mbetet një ndër sektorët më të prapambetur, ku investimet e qeverisë kanë qenë të pakta, për të mos thënë aspak.

Shumica e fermerëve në Shqipëri janë detyruar t'i hedhin në kanale produktet e tyre bujqësore, për shkak se u kanë mbetur stok.

Ata kanë protestuar disa herë, por deri më tani qeveria dhe ministria përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë për normalizimin e këtij sektori mjaft problematik të ekonomisë shqiptare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit