Antonio Candreva është shndërruar së fundmi në objekt talljesh në rrjetet sociale. Mjaftoi një pasim në stilin "alla-Ronaldinho" që mesfushori i Interit të merrte gjithë vëmendjen.
Mënyra e realizimit, ishte deri diku e saktë, por natyrisht, duke ditur se Candreva nuk shquhet për ndonjë teknikë të jashtëzakonshme, gjithçka është përcjellë me humor.
E për ta krahasuar me rastet e Ronaldinhos apo yjeve të tjerë të futbollit, Candreva duhet të qeshë disi edhe me veten për tentativën e tij. Për më tepër, ndiqni pamjet: