Erling Haaland është padyshim sulmuesi i momentitnë Europë. 19-vjeçari po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij te Dordmundi, madje mbrëmjen e djeshme shënoi edhe 2 gola në Champions kundër PSG-së, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Përveç saktësisë para portës, 19-vjeçari ka treguar edhe shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme gjatë një kundërsulmi.
Pasi largon një top me kokë nga goditja e këndit e PSG-së, ylli i Dortmund vazhdon sprintin e tij të frikshëm.
Me kokën ulur dhe me hapa galopantë, Haaland arrin në kohë rekord në zonën kundërshtare, por nuk shërbehet nga Sancho, me numrin 7 të verdhezinjve që preferon të godasë vetë.
Sulmuesi norvegjez i Dortmundit, duket sikur vjen nga një planet tjetër dhe video e tij e këtij momenti, po bëhet virale në internet.