Ndodh aksidenti i dytë në të njëjtin vend në Tiranë, pas 15-vjeçares plagoset edhe një 11-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.02.2020, 01:29

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e të martës në zonën e Institutit në Tiranë, ku një automjet përplasi një fëmijë të mitur dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Fillimisht u raportua se personi i plagosur ishte djalë, por sipas një qytetari që ka qenë dëshmitar në vendngjarje bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare.

Adoleshentja pësoi lëndime në disa pjesë të trupit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo u dërgua në spital, ndërsa ambulanca mbërriti 30 minuta me vonesë.

Së fundmi në të njëjtin vend është regjistruar një tjetër aksident, pak orë më pas.

Sipas një dëshmitari, i cili ka një biznes aty pranë, dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një vogëlush 11-vjeçar.

11-vjeçari ka pësuar disa lëndime të vogla, pa pasoja serioze.

Mesazhi i qytetarit:

Joq prsh , perseri aksident aty ku u aksidentua goca 15 vjecare perpara pak oresh qe e shperndat dhe ju. Ndodhi ne te njejtin vend. Ajo e para ishte nje goce 15 vjecare, sepse u ndodha aty se kam nje biznes aty pran. Pas nje ore e gjysem ndodhi aksident ne te njejtin vend. U plagos nje djale 11 vjec pasi u perplasen dy makina. Kishte rrjedhje gjaku, por jashte rrezikut fatmiresisht. Pothuajse cdo dite ndodhin aksidente ketu, pasi nuk ka nje semafor. Faleminderit'

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit