Pamje rrëqethëse nga Shkodra, i moshuari lyp para për bukën e gojës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.02.2020, 00:56

Varfëria është një plagët më të mëdha në Shqipëri, e cila "mbretëron" në mijëra familje shqiptare.

Për shkak të varfërisë, shumë të rinj, kryesisht nga zonat e thella, por jo vetëm, kanë vendosur të largohen drejt vendeve europiane, në kërkim të një jete më të mirë, se "ferrit" që jetuan këtu.

Largimi masiv i të rinjve ka bërë që në shuma zona të Shqipërinë të mbizotërojnë moshat e treta, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë harruar nga shteti, që kujtohet për ta vetëm kur ka zgjedhje e votime.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video tejet prekëse, që tregon realitetin e trishtë me të cilin përballen të moshuarit në Shqipëri.

Në video shihet një i moshuar, i cili ka dalë për të lypur para njerëzve në rrugë, vetëm që të blejë miell për bukë.

Ai dëgjohet teksa i thotë të riut se i duhen 5 mijë lekë të vjetra për të blerë 5 kg miell.

Videoja rrëqethëse është filmuar në Shkodër, ndërsa i moshuari jeton në Koman, por varfëria e ka detyruar të udhëtojë disa kilometra për të zbritur në qytet, me shpresën se do të gjejë ndonjë njeri zemërmirë që do t'i japë para për të blerë 5 kg miell, me të cilat do t'i shtyjë disa ditë, para se të rikthehet sërish për të lypur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit