Diego Armando Maradona nuk ka qenë mirë me shëndet kohët e fundit dhe shpesh shfaqet në publik i pezmatuar.
Së fundmi, një video po qarkullon në internet, ku shihet legjenda e futbollit argjentinas, i cili pi një tabletë gjatë ndeshjes Gymnastics – Fencin La Plata.
Një person iu afrua Maradonas për t’i dhënë një pilulë që duhej ta pinte, duke krijuar një situatë të çuditshme.
Menjëherë i është dhënë sinjali pjestarit tjetër të stafit, që të dilte përpara kamerës së “TNT Sport”, e cila po xhironte dhe kapte këtë moment, që të mos shihej Maradona.
Kjo ka sjellje ka prodhuar debat në rrjetet sociale, ku fansa të ndryshëm kanë mendimin se legjenda vijon ende varësitë e e tij për droga të ndryshme..