Një episod i frikshëm ka ndodhur së fundmi në stadium në Ligën e parë të Rumanisë, në ndeshjen mes Dinamo Bucuresti dhe FC FCSB.
Futbollisti i Dinamos, Slavko Perovic, mori një goditje dhe ra në tokë pa ndjenja duke shkaktuar panik te të gjithë të pranishmit.
Stafi mjekësor i të dy ekipeve hyri shpejt në fushë, për ta parandaluar më të keqen.
Gjatë marrjes së ndihmës së parë mjekësore, Slavko Perovic u përmend dhe më pas është dërgua menjëherë për në spital, teksa raportohet së fundmi se gjendja e tij duket e përmirësuar.