JOQ Albania
Home

E fshehur në 200 valixhe, kapen 5 tonë kokainë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17/02/2020 1:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sasi rekord kokainë është kapur në Kosta Rika. Me dije bëhet se droga ishte fshehur në 200 valixhe.

Një sasi kaq e madhe kokaine nuk është kapur kurrë më parë në Kosta Rika. Droga është kapur të shtunën.

Ministri i Brendshëm tha se kjo ishte sasia më e madhe e konfiskuar ndonjëherë. Droga ishte e fshehur mirë në valixhe dhe do të dërgohej në Roterdam në Holandë.

Një 46-vjeçar u arrestua, por nuk janë dhënë më shumë detaje. Kokaina ishte e ndarë në 5,000 pako.

Valixhet me kokainë do të ngarkoheshin në portin e Porto Limon në lindje të vendit ditën e dielë.

Burimi: Der Standard/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania