60-vjeçarja Maria. W e dërgoi djalin e saj në Gjermani sepse mendonte se ai atje do të ishte i sigurtë.
Ajo donte ta mbronte të birin nga dhuna e një bande në Brazil. Në Rio de Janeiro ndodhin më shumë se 2,000 vrasje në vit.
Dhe i biri e dëgjoi nënën e tij, ai iku në Gjermani. I riu u vendoson në qytetin e Hamburgut.
Nëna e tij po përjeton një tragjedi, pasi të birin 29- vjeçar ia vranë në Hamburg. Matheus Jose Gabriel Amaro u gjet i vdekur.
Nëna e tij fajëson veten për këtë ngjarje, pasi ishte ajo që e bindi të birin të ikte. Ndërkohë që kjo histori e trishtë ka tronditur jo vetëm gjermanët, por të gjithë ata që e kanë lexuar.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania