JOQ Albania
Home

U tha se prezantuesja e njohur u vetëvra për ‘Shën Valentin’, avokati e konfirmon
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/02/2020 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Caroline Flack, e cila ka prezantuar 'Love Island’, u gjet e vdekur në banesën e saj në Londër. Nga mediat britanike u raportua se ajo ishte është vetëvrarë ditën e ‘Shën Valentinit’, por ditën e djeshme nuk pati asnjë njoftim nga policia britanike për këtë.

Prezantuesja, 40 vjeçe kishte folur edhe më parë se kishte probleme me shëndetin mendor. Fillimisht lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e pohoi familja e saj.

E së fundmi avokati i familjes së Flack e ka pohuar se ajo ka vrarë veten. Ajo kishte pasur probleme ligjore, pasi akuzohej se kishte sulmuar Lewis Burton.

Në një postim në Instagram në 24 Dhjetor, ajo shkroi:

Më është këshilluar mos të shkruaj në mediat sociale, por dua të them Krishtlindje të lumtura për të gjithë ata që kanë qenë shumë të mirë me mua këtë vit.’’

Kurse familja e saj një një deklaratë tha:

Ne konfirmojmë që Carolina jonë ndërroi jetë. I kërkojmë shtypit që të respektojë privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë.’’

Prezantuesja kishte miqësi edhe me Rita Orën, e cila ka bërë një dedikim të ndjerë për të.

Burimi: Metro/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania