Numri i fëmijëve te prekur nga virozat e gripit sa vjen edhe rritet. Madje edhe fluksi në urgjencën pediatre ka arritur kulmin.
Mjekët e familjes theksojnë se fëmijët janë më të prekurit nga gripi dhe virozat në stinën e dimrit, kjo dhe për faktin se qëndrojnë në ambiente të populluara dhe të mbyllura.
Ata theksojnë se ka shumë fëmijë që paraqiten me temperaturë të lartë që luhatet nga 38 deri në 40 gradë, e cila bashkëshoqërohet me kollë me sekrecione ose kollë të thatë.
Shtohet se temperaturat zgjasin 3 deri në 5 ditë, që shoqërohen gjithashtu edhe me dhimbje fyti, dhimbje barku dhe mungesë oreksi.