JOQ Albania
Home

‘Punon për firmat e betonit e jo për fierakët‘, kush po kërkon që të hetohet Armando Subashi
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/02/2020 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Akuza të rënda janë lëshuar në drejtim të kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashit. Ai është akuzuar se punon për firmat e betonit dhe për të vjedhur fondet e bashkisë dhe jo për fierakët.

Këto akuza i ka bërë kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi. Sipas këtij të fundit duhet të nisin hetimet për Armando Subashin.

Këto akuza Baçi i ka bërë në një postim në rrjetet sociale. Në këtë postim mes të tjerash, ai shkruan  se bashkia e Fierit është privatizuar.

Më pas shton se ajo është kthyer në një paçavure ku vetem vidhet dhe plotësohen tekat e familjareve, ndërsa qytetarët e Fierit nëpërkëmben çdo dite dhe mashtrohen me propaganden bajate te betonimit dhe llambave te kuqe në qendër të qytetit. Kreu i PD-së në Fier thotë se është vjedhur 70 % e shumës të investuar.

Postimi i plotë:

Bashkia e Subashit dhe Subashi i Bashkise jane gjithmone  ne pararoje te vjedhjes. Nuk ndalen ne shpikjet e tyre, qe çdo qindarke te perfundoje ne xhepat e Subashajve Ja nje nga kriteret qe ka vendosur, per tenderat " Blerje Betoni " Per çdo ndertim, pune, tender, qe firmat do te bejne me Bashkine e Subashajve, eshte vendosur kriter te veçante : Blerjen e betonit jane te detyruar ta bejne brenda territorit te bashkise, ne menyre qe ta blejne aty ku duan Subashajt. Pavarsisht se çdo tender eshte i paracaktuar, duan qe te mos humbasin asnje qindarke. Vartesit e tij te bindur, percaktojne kritere, ne shkelje te hapur, me ligjin e prokurimit publik .Parimet e përzgjedhjes. Neni 2 Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme: a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve. b) transparencë në procedurat e prokurimit; c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.  Lexoni kriterin e vendosur nga vartesit e Subashit me urdher te ketij te fundit dhe presion deri ne largim nga puna, siç pohojne dhe e dergojne vete informacionin, "sklleverit" e Subashit: "2.3.4 Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ushtron aktivitetin e tij ne Bashkine e Fierit ose  kontrate te perkohshme bashkepunimi me nje subjekt qe operon ne Bashkine e Fierit per  prodhimin e betonit. Ne rastin e qeramarrjes, kontrata te jete e noterizuar dhe me afat vlefshmerie te pakten sa kohezgjatja e marreveshjes kuader, objekt i ketij prokurimi" A do te jete objekt  kontrolli dhe hetimi kjo shkelje e hapur e ligjit ne menyre te ndergjegjshme per perfitime te paligjshme ? Bashkia e Fierit eshte privatizuar. Ajo eshte kthyer ne nje paçavure ku vetem vidhet dhe plotesohen tekat e  familjareve. Qytetaret e Fierit, neperkemben çdo dite dhe mashtrohen me propaganden bajate te betonimit dhe llambave te kuqe ne qender te qytetit, duke vjedhur 70 % te shumes te investuar.‘‘