“Më gjeni një grua”/ Sipërmarrësi shpërblen me 25,000 dollarë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.02.2020, 19:48

Në pamundësi për të gjetur vetë një partnere, një burrë amerikan dëshiron të paguajë dikë 25,000 dollarë për t’i gjetur një të dashur.

Pasi ka arritur gjithçka në jetën profesionale, Gebhart ka vendosur ‘të qetësohet’ më në fund për pjesën e mbetur të jetës së tij duke e ndarë atë me një partnere të denjë.

47-vjeçari nga Prairie Village, Kansas, ka ndërrmarë një nismë në internet ku është zotuar se do të paguajë 25,000 dollarë për personin që i gjen partneren e duhur.

Por 25,000 dollarë nuk janë thjesht një shumë e rastësishme, ai bazohet në shumën e parave që momentalisht harxhon për takime në muaj, plus edhe kohën që ai mendon se do të duhet për të gjetur dikë.

Duke folur për KCTV, ai tha:

Objektivi kryesor i kësaj është të gjej vajzën e duhur për mua, kudo që të jetë. Në faqen e tij të internetit "DateJeffG.com" , sipërmarrësi flet për interesat e tij, bizneset dhe 'dashurinë e tij për jetën'.

Ai thotë:

Unë jam një sipërmarrës me fat pasi jam akoma i apasionuar pas karrierës që kam zgjedhur. Përgjatë viteve, kam krijuar, ndërtuar dhe shitur ndërmarrje dhe kam shijuar sukses ekonomik. Sidoqoftë, ajo që e bën vërtet të kënaqshme çdo përvojë jete janë njerëzit me të cilët mund të ndani suksesin dhe të ardhurat”.

Ai vazhdon:

Nuk kam nevojë për një person që të më plotësojë, por po kërkoj një person argëtues, të sigurt në vete dhe që ndan të njëjtat interesa si unë dhe ka dashuri për jetën. Argëtues, pak "budallaqe" dhe që nuk e merr veten shumë seriozisht ."

Marrë nga:Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

Man, 47, Is Offering To Pay Someone $25,000 To Find Him A Girlfriend

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit