JOQ Albania
Home

Vlorë/ Po punonte tokën bujqësore, zetori zë poshtë 50-vjeçarin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/02/2020 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 50-vjeçar është plagosur ditën e sotme teksa punonte tokën bujqësore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, ku zetori e ka zënë poshtë burrin.

Raportohet se i lënduari është dërguar me ugjencë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Theksohet se 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I lënduari A.Gj., ka marrë plagë të shumta në trup.