Akuza e fortë: Rama ka ndryshuar emrin, i arrestuar për kontrabandë ikonash në Paris e Maltë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.02.2020, 18:55

Jarl Alexandre de Basseville, i cili njihet si “Princi i Libofshës” ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai ka thënë se kryeministri ka qenë i arrestuar për trafik ikonash në Francë dhe Maltë.

Në një intervistë ekskluzive për Panorama Plus, ai shprehet se ndodhet përballë një fakti, pasi i propozoi qeverisë Rama një sistem financiar bazuar në një ‘free zone’ investimesh, një bankë investimesh dhe deri në krijimin e një principate në emër të Heroit tonë Kombëtar.

“Në fakt, qeveria jonë është impostuese dhe Rama që unë e kam denoncuar për ndryshim emri në fillimet e viteve 2000, i arrestuar për kontrabandë ikonash në Paris dhe Maltë, e refuzoi planin tim dhe duelin me të në sheshin ‘Skënderbej’”, shprehet ai.

Më poshtë një pjesë nga intervista për "panorama" e fotografit Jarl Alexandre de Basseville

Të kemi parë duke punuar me ekipin tënd nga Singapori në Los Angeles. Vazhdon të jetë ‘Principata e Libofshës’ një prioritet i yti, apo hoqe dorë nga Shqipëria dhe shqiptarët?

Patjetër që plani im në Ballkan për Libofshën duket qartë një prioritet që rrjedh nga gjaku im i Europës së Lindjes, evidentuar shpeshherë në media dhe takimet që kam pasur, duke qenë se mamaja ime ka qenë kontesha e fundit e Zagrebit dhe princesha Eittelsbach. Tani jam përballë një fakti, pasi i propozova qeverisë Rama një sistem financiar bazuar në një ‘free zone’ investimesh, një bankë investimesh dhe deri në krijimin e një principate në emër të Heroit tonë Kombëtar.

U pranua propozimi yt, apo je në pritje?

Në fakt, qeveria jonë është impostuese dhe Rama që unë e kam denoncuar për ndryshim emri në fillimet e viteve 2000, i arrestuar për kontrabandë ikonash në Paris dhe Maltë, e refuzoi planin tim dhe duelin me të në sheshin ‘Skënderbej’.

Dua të them që, këmbëngul në misionin tim jo vetëm se pasardhësit e mi ishin pjesë e luftës në Sarajevë dhe se familja ime ka drejtuar për më shumë se 1000 vite këtë tokë të bekuar, por për një arsye të thjeshtë, që ky është vullneti dhe fati im. I martuar me popullin tim, një shprehje që e përdor shpesh, unë isha prezent në pjesëmarrjen time në protestat e Tiranës.

Më bëri përshtypje mënyra sesi njerëzit më takonin dhe deri në përkëdheljen e flokëve nga gjyshet shqiptare. Ishte impresionuese të përjetoja se si njerëzit ishin të ndryshëm përpara meje, me ata që komentojnë në mediat sociale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit