Manuel Neuer njihet nga të gjithë si një portier guximtar që shpesh bën dalje të papritura gjatë lojës.
Të radhës e ka bërë sot në sfidën ndaj Kolnit, ku Bayerni fitoi me rezultatin 4-1.
Sulmuesi i vendasve, Uth po avanconte i vetëm drejt portës në minutën e 62-të, por i ngriu buzëqeshja kur para syve pa Manuel Neurin.
Ky i fundit, me një dalje të rrufeshme ia largoi topin nga këmba duke shpëtuar një gol të sigurt.
Për më shumë shikoni pamjet: