Dropulli është krahinë e rrethit të Gjirokastrës e banuar nga minoritarë me kombësi greke.
Këta minoritarë së fundmi kanë lëshuar disa thirrje mjaft të forta duke thënë se 'do kthehemi mbrapa dhe do dridhet toka', teksa marshonin të gjithë së bashku. Videoja është dërguar nga Athina ditën e sotme nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania.
Qytetari bën me dije se ata mbanin në duar edhe flamurin e Kostandin Kacifasit, i cili u vra në Bularat të Gjirokastrës. Thirrjet e minoritarëve janë konkretisht për 'Vorio Epirin', duke thënë se është Greqi.
Fshatrat e banuara nga minoriteti grek ndodhen kryesisht në të djathtë të rrugës nacionale që të çon drejt jugut në Kakavijë, pika kufitare me Greqinë.
Mesazhi i qytetarit: