JOQ Albania
Home

Shqiptari djeg pasaportën britanike: U riktheva shqipe!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/02/2020 17:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar ka bërë një veprim të papritur ndaj nënshtetësisë së tij britanike. Ai i ka dërguar një video redaksisë së JOQ Albania, ku shihet teksa djeg me një çakmak pasaportën britanike.

Me anë të videos, shqiptari i përçon edhe një mesazh shumë të fortë të gjithë bashkëkombësve të tij. Ai thekson se ka shumë shqiptarë që djegin pasaportën e vendit mëmë, por ky ka bërë një tjetër veprim komplet të kundërt.

Shihet mjaft qartë se si ai i ka vënë flakën pasaportës britanike.

"Na e shpifën këta shqiptarët, tu djeg pashaportën shqiptare. Qe sot e hoqa vetë nënshtetësinë britanike", dëgjohet teksa flet në video.