JOQ Albania
Home

Ka biznes multi-miliona dollarësh por ndihet “i vetmuar”, bosi kërkon gruan e jetës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/02/2020 16:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një multi-milioner “i vetmuar” është duke kërkuar dashurinë e jetës së tij pasi ka deklaruar se është duke u përpjekur të krijojë familjen e tij pas vitesh të tëra impenjim në ndërtimin e karrierës.

Ai quhet, Andy Scott dhe është 41 vjeç. Dikur Andy ka qenë i martuar por tani është duke kërkuar gruan e tij të dytë me të cilën do ndajë jetën.

Sipas Daily Mail ai ka një pasuri prej, 32.5 milionë dollarësh, si themeluesi, pronari dhe drejtuesi i kompanisë së investimeve me qendër në Londër “REL Capital”.

Gjatë intervistës së tij, Andy nga Partsmouth tha: 

Dua të krijoj një familje dhe nuk dua ta shtyj shumë këtë moment. Por është shumë e vështirë të gjesh dikë që i plotëson të gjtha kriteret”.

Duket se biznesmeni nuk është duke kërkuar një partnere çfarëdo përkundrazi ai do një grua që të jetë deri diku e barabartë me të, e pasur dhe e suksesshme në karrierën e saj.

Ai shtoi:

Nuk dua të mbështes dikë financiarisht në një marrëdhënie dhe as nuk dua që partnerja ime të mos punojë më pasi kjo ndikon në dinamikën e lidhjes duke krijuar pabarazi në marrëdhënie dhe sigurisht nuk është diçka e mirë”.

Andi bëri milionin e tij të parë në moshën 26-vjeçare, por për fat të keq i humbi të gjitha kur ishte 30 vjeç për shkak të krizës financiare.

Gjatë dekadës së fundit ai ka qenë i zënë me ndërtimin e biznesit të tij dhe tani ka gjithçka nga një Rolls Royce, një jaht dhe varkë deri te shtëpitë luksoze në Londër dhe Jug të Francës oh, dhe avionin e tij privat për ta arritur deri atje.

Ai tregon se suksesi i arritur në punë me jetën luksoze e biznesin e tij nuk ka shumë kuptim nëse nuk e ndan përditshmërinë e tij me dikë që ta ketë pranë në vështirësi dhe të mira.

Marrë nga:Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania