Shumë qytetarë janë ankuar nga vendimi i bashkisë për heqjen e depozitave, duke mos e marrë parasysh fare. Ata shprehen se në banesat e tyre mungon furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm.
Shumë prej tyre i janë drejtuar Dajtit, ku me shishe të shumta paraqiten për të mbushur ujë dhe për tu furnizuar. Qytetarët shprehen se i kanë të domosdoshme depozitat pasi Tirana nuk furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.
Ja si shprehen ata:
Ka edhe nga ata që theksojnë se shpeshherë uji mban erë të keqe.
Vendimi i heqjes së depozitave nga pallatet erdhi si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku u tha se mund të sjellë rrezik.