JOQ Albania
Home

Zbulohet një shishe me pesticide, dyshime të forta për vdekjen e nënës me dy fëmijët në Bulqizë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/02/2020 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën nëna Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Rudina dhe Fatjoni. Në fillim u mendua se ata mund të jenë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, por kjo tezë u hodh poshtë.

Gjithashtu edhe asfiksimi nga tymi i sobës me dru u eleminua si shkaktar nga një i afërm i familjes Tola. Mirëpo, nga ngjarja kanë dalë në dritë të tjera detaje, ku thuhet se në një nga dhomat e familjes Tola u gjet një shishe e mbështjellë me letër.

Mësohet se brenda saj kishte një pesticid që përdorej nga patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, thekson BalkanWeb. Kjo shishe është marrë nga ekspertiza dhe është dërguar në laborator.

Nga ana tjetër, Merita është e vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi që pushtoi familjen Tola në Bulqizë. Pritet që ajo të rrëfejë se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, që çoi në vdekjen e 3 anëtarëve të familjes së saj.