JOQ Albania
Home

Fshati në Sarandë ‘i pushtuar’ nga ujërat e zeza prej 5 vitesh, bashkia harron premtimet
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/02/2020 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fshati Gjashtë në Sarandë vijon të ketë problematika të shumta, sa i takon ujërave të zeza që vërshojnë në rrugë. Në çdo stinë të vitit, banorët ankohen nga kjo gjendje e cila ka zgjatur prej 5 vitesh.

Madje, bashkia premtoi se do të ndërhynte për ta rregulluar këtë çështje, por mesa duket e paska harruar premtimin. Banorët shprehen se nuk kanë marë asnjë përgjigje nga institucionet.

Gjithashtu, ata flasin edhe për vështirësitë që përjetojnë çdo ditë.

Këtu nuk kaloj dot nga ujërat e zeza, që të vete te djali në këmbë, me makinë dhe me zor kaloj.

Ata shqetësohen nga infeksionet e ndryshme, pasi edhe tubacionet e ujit të pijshëm që vjen vetëm një orë në ditë janë të amortizuara.

Jo nuk e konsumoj, si ta konsumoj. Ujërat janë bashkë. As për të larë enët dhe as për ta konsumuar. Për të pirë mbushim ujë në burim.