Shumë bashki të vendit kanë filluar të bëjnë punime nëpër qytetet e tyre. Një prej këtyre bashkive është edhe ajo e Rrogozhinës, e drejtuar që nga 30 qershori prej Haxhi Memollës.
Kjo bashki ka hapur një tender me objekt “Rikonstruksion i rrugëve të lagjes sipër stacionit të trenit, në qytetin e Rrogozhinës , faza e parë”, me një fond limit prej 910 milionë lekësh.
Tenderi është bërë publik në fillim të shkurtit, ndërsa fituesi i tij do të bëhet i ditur në fillimin e muajit mars.
Pra vetëm faza e parë e rikonstruksionit të këtyre lagjeve do u kushtojë, qytetarëve të Rrogozhinës pothuajse 1 miliard lekë. Por a kushton kaq shumë rikonstruksioni i disa rrugëve të qytetit të Rrogozhinës. Apo edhe kryebashkiaku i ri ka filluar me metodën e famshme KÇK?
Nëse faza e parë do kushtoje 910 milionë lekë, po fazat e tjera sa do u kushtojnë taksapaguesve të Bashkisë Rrogozhinë. A është më e rëndësishme të ndërhyhet nëpër rrugicat e lagjeve apo nëpër fshatrat e kësaj bashkia, të cilët pothuajse i kanë rrugët e amortizuara.
Mbetet më kërshëri për t’u parë se kush do të jetë fituesi i këtij tenderi, do të kemi një kompani të re që do fillojë të marrë tendera, meqë edhe kryetari është ndërruar, apo do të jetë fituese një nga kompanitë që ka fituar më shumë tendera gjatë këtyre viteve për “ Rilindja Urbane”?