JOQ Albania
Home

Shantazhohet Mario Balotelli, 18-vjeçarja i kërkon 100 mijë euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mario Balotelli ka rënë së fundmi viktimë e shantazhit.

Sipas asaj që shkruan "Giornale di Vicenza", një 18-vjeçare dyshohet se është përpjekur të marrë 100 mijë euro prej tij, në mënyrë që të mos e raportojë lidhjen intime mes tyre.

Sipas vajzës, të dy kishin një lidhje kur ajo ishte e mitur dhe kur Mario luante në France te Nice.

Megjithatë, SuperMario, nuk ishte në dijeni të moshës së saj.

Lojtari i Brescias nuk u dorëzua me shantazhe dhe denoncoi episodin, me zyrën e prokurorit të Vicenza që tashmë e mbylli çështjen.