JOQ Albania
Home

Donaruma drejt largimit, Milani piketon pasuesin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/02/2020 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani po përgatitet për largimin e Gianluigi Donnarumas.

Skuadra kuqezi duket se ka identifikuar edhe zëvendësuesin e portierit italian, në rast se ky i fundit largohet nga skuadra në fundin e sezonit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Milani ka ka zgjedhur Salvatore Sirigu si zëvendësuesin potencial të Donnarummas.

Kontrata e Gigi me Milan do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm dhe akoma nuk ka ndonjë akord për rinovimin.

Kështu, Milani me shumë mundësi do shesë kartonin e lojtarit në fund të këtij sezoni, për të grumbulluar të ardhura dhe ato t'i shpenzojë për merkaton.