JOQ Albania
Home

Të dënuar me nga 25 vite burg për vrasje, këta janë tre shqiptarët e shumëkërkuar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/02/2020 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Shtetit ka publikuar identitetin dhe fotot e tre të shumëkërkuarve, të cilët janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Bëhet fjalë për shtetasit Pjetër Pacani, Jak Gjini dhe Besmir Xhebexhia, të tre të dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Pacani akuzohet se ka vrarë një person në vitin 2011 në autostradën Lezhë-Tiranë.

Gjini është shpallur fajtor për vrasjen e një personi në vitin 2003 në fshatin Tresh të Lezhës.

Ndërsa Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri dy vëllezër dhe ka plagosur një person tjetër në vitin 2000.

Njoftimi i Policisë:

Tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

1. Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim. Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj. Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

2. Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim. Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

3. Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim. Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.