JOQ Albania
Home

“S’më do b*tha me ardh”, prindi shkon të vizitojë fëmijën tek Pediatria në Tiranë, mjekja e lë një orë në pritje
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/02/2020 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sistemi Shëndetësor në Shqipëri paraqet një sërë problematikash, të cilat shpesh herë denoncohen në media nga qytetarë të shumtë që shkojnë për të marrë kujdes shëndetësor në spitalet e vendit.

Neglizhenca e mjekëve është një nga problematikat më të shpeshta me të cilat ndeshen marrësit e kujdesit shëndetësor.

I tillë është edhe rasti i një prindi nga Tirana, i cili ka dërguar për vizitë fëmijën e tij në Spitalin e Pediatrisë.

Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku ankohet për shërbimin e stafit mjekësor.

Qytetari thotë se në momentin kur ka dërguar fëmijën nuk kishte pacientë të tjerë për t'u vizituar.

Ai i ka kërkuar doktoreshës ta vizitojë djalin e saj, por kjo e fundit sipas tij e ka lënë në pritje për më shumë se një orë.

"S'më do b*tha me ardh", kështu shprehet në videon e dërguar nga ambientet e Pediatrisë qytetari, i cili thotë se me këtë togfjalësh i është drejtuar mjekja.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Urdhro ca behet ktu ne spitalin e fmive ku femia ime pret edhe doktorresha se vret mendja thot skam qef te vi. Shifeni doktorrat tan sa te sjellshem jan. Kjo esht tek spitali fmive tek pedriatia ...aty eshte skandal nje sherbim shum i keq ku doktorreshat thojn priit aty kur te mbaroj se kam pun.  Gati 1 or qe nuk kishte as rradh ajo e beri kastile se un i thash kush eshte ktu ju lutem un tha jam po prit aty se kam pun tha. E kupton ti thush nje prindi per fmine e vet prit aty se kemi pun. Dmth fmit tan te vdesin kurse kto se kan prb. Flm nqs e postoni."