Skandali! Protestuan kundër bustit të ekstremistit antishqiptar, Policia e Lleshit ndalon 4 anëtarë të shoqatës “Labëria”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.02.2020, 13:02

Skandalet në Gjirokastër duket se nuk kanë të ndalur.

Pas vendosjes së bustit të ekstremistit antishqiptar, Vasil Shahini, në qendër të fshatit Derviçan të Dropullit, Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar në komisariat katër anëtarë të shoqatës patriotike "Labëria", të cilët kishin vendosur të protestonin pranë bustit të vendosur në nderim të agjentit shqiptar të Greqisë.

Shoqata "Labëria" kishte planifikuar të zhvillohej një protestë paqësore përpara, ku do të mbahej një deklaratë para bustit.

Mirëpo kjo gjë duket se ka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë së Lleshit, e cila nuk ka lejuar përfaqësuesit e shoqatës patriotike të hyjnë në fshatin Derviçan, për arsye ende të panjohura.

Fax News raporton se banorët e Derviçanit janë përplasur me mediat, duke iu kërkuar të largohen nga fshati i tyre.

Më pas, policia ndaloi në rrugë anëtarët e shoqatës "Labëria" që vinin nga Gjirokastra, duke i shoqëruar për në komisariat.

Ende nuk ka një sqarim nga Policia e Gjirokastrës mbi arsyet pse u ndaluan dhe shoqëruan në komisariat katër përfaqësuesit e shoqatës patriotike.

Pas këtij akti të paprecedentë të policisë, ka reaguar edhe një prej përfaqësuesve të shoqatës, i cili ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Ai tha:

Ne si grupim u mblodhëm dhe vendosëm që të bënim një aktivitet paqësor, kundër vendosjes së bustit të Vasil Shahinit. Gjatë rrugës për në Derviçian, policia na ka ndaluar dhe ka shoqëruar 4 miqtë tanë, që janë akoma në komisariat dhe nuk po na i lëshojnë ende. I morën për verifikim dhe tani nuk na japin asnjë informacion. I bëj thirrje kombit shqiptar që të reagojë, pasi na kanë pushtuar dhe këta tanët. Pse nuk kanë arrestuar atë që ka vendosur burgun, por arrestojnë shokët tanë. Të vijë kombi shqiptar që të na ndihmojë, të detyrojnë që të dalësh nga vetja."

Kujtojmë këtu që një javë më parë, me vendim të Këshillit Bashkiak të Dropullit, u vendos busti i Vasil Shahinit në qendër të fshatit me minoritarë grekë.

Vasil Shahini u vra nga komunistët më 18 nëntor të vitit 1943. Ai akuzohej si "koka" e agjenturës greke në Shqipëri, që kishte qëllim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.

Ai ishte udhëheqësi dhe themeluesi i organizatës ekstremiste greke, "Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit", që shkurt quhej MAVI.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit