JOQ Albania
Home

Bie nga lartësia teksa ishte duke punuar, dërgohet me urgjencë në spital 40-vjeçari
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/02/2020 12:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident në punë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë.

Raportohet se një punonjës ndërtimi ka rënë nga një lartësi teksa ishte duke punuar në një banesë në Kamëz.

40-vjeçari me iniciale R.D ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fatmirësisht, punonjësi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë këtu se në vendin tonë janë shënuar një numër i lartë aksidentesh në vendin e punës, ku ka pasur edhe raste me viktima.

Njoftimi i Policisë:

Sot, me datë 16.02.2020, rreth orës 11:30, në rrugën ” O.S.B.E , në Kamëz” , shtetasi R.D, 40 vjeç, duke punuar në banesën e shtetasit R.M , aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Foto ilustruese