JOQ Albania
Home

Lidhën, dhunuan dhe grabitën biznesmenin 85-vjeçar, kapen katër “skifterët” shqiptarë në Itali
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/02/2020 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së premtes në Itali, ku protagonistë kanë qenë disa shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se katër shqiptarë kanë dhunuar dhe grabitur një biznesmen të moshuar në qytezën Lignano, në provincën Udine, që ndodhet në verilindje të Italisë.

Shqiptarët e dyshuar si autor të grabitjes janë identifikuar dhe kapur nga karabinierët.

Ata po mbahen në paraburgim në Udine. Sipas Rai News, shqiptarët akuzohen për plaçkitje dhe dhunim.

Biznesmeni 85-vjeçar, Giuseppe Sparta, i cili menaxhon një zonë në plazhin e Lignanos, u lidh këmbë e duar dhe u dhunua nga agresorët.

Ai ndodhet në spital, ku mjekët i kanë konfirmuar se i janë thyer të paktën katër brinjë.

Në një prononcim për mediat italiane, ai tha se pak kohë më parë kishte rënë pre e një tjetër grabitjeje.

I moshuari tha se pas grabitjes së parë, ai nuk mbante në shtëpi më shumë se një mijë euro.

Burimi: Rai News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania