Maniakët seksualë janë shtuar në mënyrë të frishme në Shqipëri, duke u kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët.
Për ta, nuk përbën asnjë problem kryerja e veprimeve të turpshme edhe në ambientet publike, ku mund të shihen nga shumë qytetarë, përfshi edhe fëmijët.
Së fundmi, një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Ka qenë një qytetare, e cila ndodhej në mjetin e saj, që ka filmuar një burrë, i cili kryente gjeste të turpshme në trotuarin e një rruge në kryeqytet.
Siç shihet dhe në video, personi në fjalë, i cili duket rreth të 40-ave, sheh rreth e rrotull dhe nis të vetëkënaqet në trotuar.
Qytetarja shprehet e shqetësuar nga ky fenomen, ndërsa shton se personi në fjalë nuk ishte me probleme të shëndetit mendor, pasi është parë duke biseduar edhe me persona të tjerë, dhe kishte një sjellje normale me ta.
Ajo shprehet se e bënte këtë gjest të turpshëm sa herë shihte ferma që kalonin.
Pamjet e turpshme janë filmuar në pasditen e sotme në rrugën "Myslym Shyri".
Mesazhi i qytetares: