Disa pamje shokuese nga kamerat e sigurisë në burg tregojnë momentet e fundit të nënës së 5 fëmijëve. Në imazhet e bëra publike shihet gruaja në gjendje të mjeruar, pasi prej 4 ditësh ajo po qëndronte në qeli.
Pak ditë para vdekjes, burri i saj kishte telefonuar policinë për ta denoncuar, pasi ajo kishte pësuar një krizë të shëndetit mendor. Damaris Rodriguez, 43 vjeçe, u gjet e vdekur në qelinë e saj në një burg në Uashington me 3 janar të këtij viti.
Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë, mediat e huaja kanë bërë publike pamjet e tmerrshme. Familja e 43-vjeçares ka ngritur padi ndaj institucionit të burgut në lidhje me vdekjen e personit të tyre të dashur.
Të afërmit pretendojnë se ajo është arrestuar gabimisht, pasi vuante nga shëndeti mendor dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore.
***
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania