Jo të gjithë policët janë si Sandër Lleshi, polici nga Kukësi bën gjestin e çmuar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.02.2020, 13:57

Shumicës së personave, gjëja e parë që i vjen në mendje kur gjejnë një portofol në rrugë, është ta kontrollojnë atë sa para ka dhe t’i mbajnë ato për vete.

Janë të rralla gjestet kur, dikush ia dorëzon atij që e ka apo edhe në polici.

E një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, dhe personi që kërkon të dorëzojë një portofol tek i zoti, është një efektiv policie, nga Kukësi.

Është një polic që shfaqet ndryshe nga ata që Sandër Lleshi mburr përditë.

Polici nga Kukësi është ndryshe nga ata që dhunojnë qytetarët për hiç gjë, parkojnë në vende për invalidë, parakalojnë duke u bërë burim aksidenti, apo dhe nga ata që marrin rryshfete për të mbuluar aksidente, plagosje, apo mbjelljen e lëndëve narkotike.

Gjesti i tij është i çmuar. Ai tregon se kështu duhet të jetë policia e vërtetë dhe jo si çeta e Lleshit, që ndjekin verbërisht vetëm urdhërat e zyrtarit me kollare.

Me këtë veprim, tregohet qartë humanizmi edhe pa veshur uniformën, që shumica e efektivëve e shikojnë si forcë dhe jo si përgjegjësi për tu shërbyer qytetarëve.

Gjesti meriton një duartrokitje të madhe, por mbi të gjitha është edhe një mësim i mirë për ata policë që “hunda” e detyrës i ka zënë sytë dhe urdhrat e zyrtarëve i bëjnë të harrojnë rolin e rëndsishëm që kanë.

Efektivi i policisë shkruan:

Pershendethe JOQ. Jam nje Polic nga Kukesi. Gjeta ne rruge kete shume lekesh,karten dhe patenten e qytetarit tim, i them hajde merri leket se ndoshta je merzitur shume qe te humbenMe kontakto 0694106407. Ja pra qe ka edhe polic te mire. Flm"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit