Një zyrtar i Koresë së Veriut është ekzekutuar nga autoritetet, pasi shkoi në një banjë publike në vend që të qëndronte në karantinë, pas vizitës që zhvilloi në Kinë.
Sipas mediave të Koresë së Jugut, zyrtari i lartë u arrestua dhe qëllua menjëherë pasi sipas, autoriteteve koreanoveriore rrezikoi të përhapte koronavirusin duke vizituar banjat termike.
Zyrtari i tregtisë ishte vendosur në izolim pas vizitës në Kinë, kjo edhe pse lideri Kim Jong Un ka vendosur masa të forta sigurie, pas përhapjes së virusit.
Koreja e Veriut ende nuk ka konfirmuar asnjë rast të prekur nga koronavirusi dhe ka marrë masa drastike për të penguar përhapjen e tij në kufi me Kinën.
***
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania